Shkolla e mesme në Levan të Fierit prej vitesh nuk njeh asnjë investim, duke bërë që godina trekatëshe të shkoje drejt degradimit.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për koment, teksa tregojnë qartë për gjëndjen infrastrukturore të kësaj shkollë.

Ndërkohë në shumë klasa situata është edhe më rëndë, teksa një pjesë e katit të tretë të godinës është totalisht jashtë përdorimit.

Problematika pranohet edhe nga drejtuesit dhe nxënësit e shkollës, të cilët i bëjnë apel ministrisë së arsimit të marrë masat për rikonstruksionin e saj.

Ndërkohe problematika konfirmohet edhe nga kryekomunari i Levanit, i cili gjithashtu i bën apel instancave përkatëse të marrin masa për rikonstruksionin e kësaj shkolle.



Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)