Levan-Vlorë, rruga e nisur 5 vjet
më parë kosto plus 18 mln euro
Në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur projektligji për një shtesë financimi për ndërtimin e segmentit Levan-Vlorë, të filluar që prej pesë vjetësh. Kërkesa drejtuar BERZH-it financues është për 7.5 milionë euro, plus kërkesës 3 milionë BEI-it, por afro kaq do t’i paguajë buxheti.
TIRANE - Kostoja e rrugës Levan-Vlorë, tërësisht fushore dhe me shumë pak vepra arti, si ura e tombino, kalon, nga 42, në 60 milionë euro. Kjo rezulton nga një projektligj, të kaluar nga mbledhjet e qeverisë dhe të mbërritur në Kuvend, ku parashikohet kërkesa për një shtesë fondi prej 18 milionë eurosh, që do të merret kryesisht borxh nga institucionet financiare evropiane, por do të përballohet edhe direkt me fonde të buxhetit. Fillimi i punimeve për këtë rrugë u fillua përmes një ceremonie festive, në prag të zgjedhjeve vendore të 2007-ës, në shkurt, me përurimin nga kryeministri Berisha dhe ish-ministri Lulzim Basha. Më pas u mësua se ende financuesit nuk kishin dhënë OK, pasi nuk ishte gati as vlerësimi i impaktit mjedisor dhe as fondi. Berisha ishte nxituar për arsye elektorale të përuronte një punim, që nisi shumë kohë më pas, nga kompania e përfolur austriake “Alpine”, që kishte për administratore kunatën e botuesit Fahri Balliu, shumë të afërt me qeveritarët. Kostoja prej 42 milionë eurosh duhej të ishte më se e mjaftueshme për ndërtimin dhe studimi nga projektuesit ishte miratuar vite më parë, po ashtu sikurse kishte marrë OK nga BERZH dhe BEI, dy bankat evropiane të angazhuara me kredi të butë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme, pjesë e Korridorit 8 panevropian.
Sipas tekstit të projektligjit të mbërritur në Kuvend, del se në projekt ka mospërputhje me preventivin, që kushtojnë 5 milionë euro, ndërkohë që janë ndërmarrë urdhëra ndryshimi, edhe këto me kosto afro 9 milionë euro. Ajo që është më absurdja, del zëri “rregullime çmimesh”, që, sipas relacionit shoqërues, ka të bëjë me inflacionin që ka ndryshuar gjatë kësaj kohe dhe kushton plot 4.3 milionë euro. Qeveria nuk përmend asnjë emër si përgjegjës për vonesat, që kanë sjellë këto ndryshime çmimesh në vite.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, thjesht, argumenton se përshkallëzimi i çmimeve ka ardhur për shkak të inflacionit, referuar shportës së materialeve të parashikuara në kontratë. Kështu, 5 vjet pas fillimit të punimeve dhe pas premtimeve të vazhdueshme për përfundimin e saj në sezonet verore të njëpasnjëshme, rruga ka mbetur me dy korsi vetëm në gjysmën e saj, duke u dëmtuar pa filluar shfrytëzimi, pasi nuk eksizton asnjë fond për mirëmbajtjen e saj para se të hyjë në shfrytëzim.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.4%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës
25 Nëntor, 12:45
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor, 12:36
-
Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2
25 Nëntor, 12:32
-
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën
25 Nëntor, 12:12
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27