Levan-Vlorë: Olldashi në ndihmë
të Fahri Balliut: Projekti, nga PS

TIRANE - Një javë pas denoncimit publik të Shqiptarja.com, ka reaguar ministri i Transporteve Sokol Olldashi lidhur me akuzat për shpërdorim të fondeve publike në masën 18 milionë euro nga qeveria, duke ua adresuar difektet fillestare të projektit qeverive socialiste. Sipas tij, shtesa e financimit prej 18 milionë eurosh, që qeveria ka sjellë për miratim në parlament, nuk është favorizim për Fahri Balliun, por kosto shtesë e justifikuar.
Sipas tij, projekti Levan–Vlorë është realizuar në vitin 2004 dhe miratuar nga Drejtoria e Rrugëve në fillim të vitit 2005. Pas një rishikimi nga BERZH, që ka konsumuar mëse një vit kohë, projekti është tenderuar në fillim të vitit 2007, thekson ai, duke shtuar se, pas vlerësimit të ofertave ekonomike, në vend të parë u rendit kompania ALPINE MAYREDER Bau. Procedura e zhvilluar mori miratimin e bankave evropiane dhe nënkontraktori kryesor, Alban-Tirana, është larguar nga projekti për shkak të mospërmbushjes së programit të punimeve, që në vitin 2009, sipas tij.
Më pas, kreu i MPPT thekson se ky segment ka patur një mori problematikash, duke filluar nga fakti që projekti reflektonte një gabim material prej 4.9 milionë eurosh. Po kështu, projekti nuk parashikonte shtresën e stabilizantit, e domosdoshme për cilësinë dhe jetëgjatësinë e rrugës, shtresë kjo që kërkon 2 milionë euro. Nga ana tjetër, sipas Olldashit, lumi i Vjosës gjatë 7 viteve ka patur rritje të pallogaritur në kuotë, çka ka sjellë që ura e Vjosës dhe ajo e Ferrasit të kenë nevojë për përforcimin e pilotave në themele, për të evituar zhytjen dhe për të rritur kuotën e trasesë. Elementi i fundit që kërkoi shtesë, është mbrojtja mjedisore, e kërkuar si kusht i panegociueshëm nga BERZH, në përputhje me standartet mjedisore të Bashkimit Europian. Kushtoi një vit kohë dhe dy milionë euro mbrojtja e pelikanit kacurrel dhe e alienëve invazivë. Askush prej nesh nuk parashikoi që në të njejtën zonë do të duhet të merrnim masa dhe kosto shtesë edhe për mbrojtjen e rrugës nga karabullakët e opozitës, tha ai.
Olldashi pranon që PS të ngrejë një komision hetimor duke u ofruar i gatshëm të paraqitet para tij për të sqaruar çdo detaj. Levan-Vlorë, me një kosto prej vetëm 2.45 milionë eurosh për kilometër, është autostradada më e lirë në rajon, përfundon ai.
Olldashi nuk thotë asnjë fjalë se pse ka heshtur lidhur me këto akuza që prej një jave.

(gk/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve