Levandovski do të largohet, Bayern vendos çmimin 100 mln €! Për Ronaldon interesohet Manchester City

Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayerni i Mynihut. Në moshën 33-vjeçare sulmuesi polak dëshiron një aventurë të re. Ai ka qenë prej vitesh në shënjestrën e Realit të Madridit por merengesat tashmë kanë një objektiv të vetëm që quhet Kiljan Mbappe. Edhe pse sheiku i PSG premtoi se nuk do të privohet nga ylli francez, Bayerni nuk e ka kundërshtuar kërkesën e Levandivskit për tu larguar e ka vendosur dhe çmimin, 100 milionë euro. Por me këtë shifër do të jetë e vështirë që polaku të largohet nga Mynihu. Gjithsesi ky sesion merkatoje na ka rezervuar surpriza të mëdha.

Ndërkohë në Itali, Interi po kërkon një sulmues tjetër pas Edin Xhekos. Orët e fundit në krye të listës së drejtuesve zikaltër ka dalë emri i Marco Thuram, sulmuesi i Monchengladbach. Gjermanët kërkojnë 30 milionë euro ndërkohë që Interi ka bërë një ofertë jo shumë larg kërkesës dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të reja nga kjo tratativë.

Ndërkohë edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk është vendosur ende pavarësisht statusit të tij kritik që u kërkoi mediave të mos spekulojnë për të ardhmen e tij orët e fundit po flitet për një interesim të Manchestr City që nuk po arrin të sigurojë kapitenin e Anglisë dhe Tottenham, Harry Kane.

Merkato e futbollit në Europë mbyllet në datën 31 gusht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja