Liga e Kampioneve vazhdon që të dhurojë spektakël dhe emocione pa fund në fazën gjysmëfinale. Kështu edhe Reali i Madridit ka pasur fatin e Barcelonës pasi ka humbur me rezultatin 4-1 përballë ekipit të Borusias së Dortmundit në ndeshjen e parë. 90' minutat në Gjermani ka qenë të mbushur me shumë raste nga të dy ekipet, por vendasit e dominuan lojën dhe rezultat në një epërsi të dukshme në krahasim me miqtë nga Madridi që në shumë minuta të ndeshjen dukeshin inferiorë.
Ndeshja ka nisur ndryshe nga se pritej për Murinjon, pasi pëson gol në minutën e 8' me sulmuesin Levandovski duke ngritur stadiumin në peshë. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit me Dortmundin në këtë stadium, pasi do të kalojë te Bajerni. Në vazhdim Reali tenton të barazojë lojën në mesfushë dhe me aksione, por Dortmundi ishte më superiore, pavarësisht se në fund të pjesës së parë Reali barazon me Rolandon pas një gabimi në mbrojtje të Humles.
Pjesa e dytë nis e vrullshme për Dortmundin edhe pse u ndëshkua, është përsëri Levandovski që shënon, këtë herë nga një gabim në mbrojtje i madrilenëve që nuk markojnë me kujdes sulmuesin. 5' minuta pas golit të dytë Levandovski shënon edhe të tretin për vendsit, ndërsa merenguesit pothuajse u dorëzuan, arbitri jep një penallti në favor të ekipit të Klopp që shndërrohet në gol nga Levandovski që tund rrjetën e Realit për herë të katërt. Në minutat e mbetura Reali tenton me të gjitha mënyrat për të shënuar të paktën edhe një gol, por vendasit janë të pakalueshëm.
Me këtë rezultat kalimi i Realit në finale komplikohet shumë, pasi duhet që të fitojë ndeshjen e kthimit në Madrid me rezultatin 3-0 që të kalojë në finalen e 'Uemblit', ndërsa Borusia e ka më të lehtë, pasi i duhet vetëm të administrojë rezultatin 4-1. Pas ndeshjes trajneri i ekipit të Dortmundit është shfaqur i kënaqur me fitoren, por i trishtuar me largimin e dy yjeve Levandovskit dhe Gotzes.
Ndërsa mbrojtësi i ekipit të Realit, Ramos si shkak të humbjes gjeti mos përqendrimin në fushë përgjatë 90' minutave. 'Cdo gjë është në dorën tonë nëse duam të shkojmë në finale. Kemi përpara edhe 90' minuta. Tani duhet që të mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe se si të mundim Dortmundin" përfundon Ramos.
/Shqiptarja.com