Pep Guardiola ka realizuar edhe goditjen e parë pas firmosjes me ekipin e Bayern Mynih. Katalanasi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Dortmundit, Levandosvki për t’ju bashkuar ‘bavarezëve’ edicionin e ardhshëm.

Kështu polaku mes shumë ekipeve që e kërkonin, përfshirë këtu edhe United dhe Juven ka bërë një zgjedhje të zgjuar duke ju bashkuar Guardiolës.

Borusia është duke menduar zëvendësuesin e polakut, i cili është një armë mjaft e fortë në sulm dhe vështirë të kompensosh largimin, pasi vetëm këtë edicion ka shënuar 18 gola.


(d.b/shqiptarja.com)