Pas ndeshjes së Bayernit të Mynihut të premten, Bundesliga të shtunën startoi me disa ndeshje të rëndësishme mes të cilave Bayer Leverkusen-Augsburg, e cila u mbyll në shifrat 2-1. Golat për Leverkusen u shënuan nga Kiessling në minutën e 26’ dhe Bender në minutëm e 75’.

Molders shënoi golin e flamurit në minutat e fundit të takimit për Augsburgun. Bayer arriti në kuotën e 41 pikëve duke qëndruar në vendin e 2 përkohësisht.

Mainz - Schalke nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2, Freiburgu mundi 3-2 Bremen, Dusseldorf 1 – 0 Furth, Hamburger 1-0 Monchengladbach. Fruth i futbollistit ët ekipit kombëtar, Mavraj humbi përsëri duke rrezikuar rënien një kategori më poshtë.




Dylber Ballla