Renditja/ Bayern Munich 'tërmet' me 6 gola, merr kreun e Bundesligës! Leverkusen rikthehet te fitorja, Xhaka asist

Renditja/ Bayern Munich 'tërmet' me 6 gola, merr kreun e Bundesligës! Leverkusen rikthehet te fitorja, Xhaka asist

Boniface shënon dopietë për Leverkusen

Bundesliga gjermane e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e radhës. Bayern Munich u tregua pa mëshirë kundër debutuesve të Holstein Kiel, duke i mundur 1-6 për të marrë kreun e renditjes. Edhe Bayer Leverkusen u rikthye te suksesi, ndërsa tri pikë edhe për Stuttgart, Freiburg dhe Frankfurt.

Në "PreZero Arena", Hoffenheimi vendas u mund 1-4 nga kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen. "Aspirianat" kaluan dy herë në epëri me Terrier dhe Boniface, ndërsa Granit Xhaka dhuroi një asist fenomenal në golin e dytë. Medon Berisha shkurtoi për vendasit, para se Uirtz dhe sërish Boniface në pjesën e dytë të shënonin edhe dy gola të tjerë për miqtë.

Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta. Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një "shuplakë" të hidhur debutuesve të Holstein. Vendasit shënuan golin e 'flamurit' me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti. Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.

Bundesliga, java 3:

E shtunë, 14 shtator 2024

15:30

B. MGladbach 1-3 Stuttgart

Freiburg 2-1 Bochum

Hoffenheim 1-4 Bayer Leverkusen

RB Leipzig 0-0 Union Berlin

Uolfsburg 1-2 Eintracht Frankfurt

18:30 Holstein Kiel 1-6 Bayer Munich

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
VIDEO/ Bayern Munich pa mëshirë, fiton 1-6 kundër debutuesve të Holstein Kiel! Tripletë nga Kane

Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta. Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një "shuplakë" të hidhur debutuesve të Holstein. Vendasit shënuan golin e 'flamurit' me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që plotësoi tripletën me penallti. Tre fitore në kaq ndeshje për Bayern Munich, që merr kreun e Bundesligës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?

×

Lajmi i fundit

Zbardhet dosja 'Partizani'/ SPAK:  Bektashi e Malltezi në kontratën e ndërtimit të kullave specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve 