Stanislav Levi nuk do të jetë më trajner i ekipit të Skënderbeut për edicionin e ri. Vendimi është marrë nga bordi drejtues me në krye presidentin Ardian Take. Pas një mbledhje që ka zgjatur për disa minuta, bordi drejtues ka dalë në konkluzionin se Levit nuk do t'i jepet mundësia të rinovojë për edicionin tjetër me Skënderbeun.
Trajneri me origjinë çeke qëndrroi në Korçë për një edicion duke e drejtuar Skënderbeun të fitonte titullin kampion. Por ajo që mendohet se ka ndikuar në shkarkimin e Levit është paraqitja mjaft e dobët e korçarëve ne turin para - eleminatorë të Champions League. Bordi drejtues mesa duket nuk e ka kapërdirë humbjen në Hungari përballë Debrecenit me rezultatin 3-0. Largimi i Stanislav Levit erdhi menjëherë pas dorëheqjes së Agim Zeqos nga presidenca dhe pritet të shoqërohet nga largimet e shumë futbollistëve.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com