TIRANE- Komuniteti çam shkon i ndarë në zgjedhjet parlamentare të 2013. Të pakënaqurit nga përfaqësimi i deritanishëm në politikën shqiptare, ku camet kanë dy deputet në Kuvend, të Partisë Drejtësi Unitet dhe Integrim të drejtuar nga Shpëtim Idrizi, përfaqësues të Lëvizjes çame kanë lajmëruar krijimin e një senati, me qëllim zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame por dhe bashkimin e këtij komuniteti para zgjedhjeve 2013.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehën shqetësimin se "përfaqësuesit çamë në politikë shitën detin me votat tona. Mos koordinimi politik është një hap pas në zgjidhjen e cështjes çame”
Lëvizja çame, thotë se është krijuar për të rilindjen e lëvizjes çame për të rimarrë të drejtat e humbura të cilat sipas Dojakës nuk po përfaqësohen nga PDIU e Shpëtim Idrizit.
Madje sulmon këtë të fundit pasi rezolutën çame “nuk e përcolli në të gjithë vendin për diskutime. Çështja çame është në agoni, duhet të fitojmë identitetin”- ka thënë Dojaka.
Lëvizja çame u krijua nga Artur Dojaka në nëntor 2012, në Elbasan aty ku jeton një numër i konsiderueshëm çamësh dhe akuzon Idrizin për deklarata ekstremiste nacionaliste dhe nuk po bën asgjë për këtë komunitet.
Pas përfundimit senati vendosi: Kordinimin e të gjithë aktorëve politik Brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm; për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale.
Senati Cam është i bindur se mungesa e deritanishme e kordinimit mes përfaqësuesve të tij politik ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të Çështjes tonë.
Me besimin se Lëvizja Came ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit tonë i kërkojmë që në mëyrë të mënjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com