Lazio e kërkoi me ngulm ,edhe Interi ka qënë shumë i interesuar . Madje emri i tij është lidhur edhe me shumë skuadra të tjera të mëdha si Juventus, Tottenham e Manchester United por Marash Kumbulla mund të përfundojë tek Roma.
Mediat italiane bëjnë me dije lëvizjen surprizë të verdhekuqve për të përforcuar mbrojtjen dhe janë klubi më i favorizuar për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar të Kombëtares. Roma po kërkon mbrojtës dhe në mënyrë surprizë ka bërë një ofertë për Marash Kumbullën që është më e madhe se ajo e Lazios e Interit. Roma i ka propozuar Veronës për mbrojtësin 20 vjecar deri në 30 mln euro.
Oferta ekzakte është huazim me detyrim blerjen për 30 mln euro. Duket e çuditshme por në këë moment Roma është më e favorizuar për të firmosur me Marash Kumbullën/ Përgatiti Andi Kapxhiu.