Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Përmes një njoftimi Vetëvendosje thekson se zgjedhjet e parakohshme, do të mundësonin krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset.
Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë
Lëvizja Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje akuzon qeverisjen e drejtuar nga LDK dhe PDK se po pengojnë avancimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik.