Lëvizja Vetëvendosje, me 16 deputetë në Kuvendin e Kosovës, deklaron se nuk ka lëvizur dhe nuk lëviz nga qëndrimi i saj.
VV ka reaguar pasi "në disa media elektronike është përhapur lajmi se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka pranuar parimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ajo ka pranuar të lëshojë pe në qëndrimet tona për dialogun me Serbinë".
"Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është ai i dakorduar në draftmarrëveshjen e 16 korrikut, e cila nuk u nënshkrua nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, të nesërmen, më 17 korrik", thuhet në reagimin e dërguar.
Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se nuk ka pasur takime me përfaqësues të koalicionit LDK-AAK-Nisma, që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik.
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, sot në shtypin në Prishtinë, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj lëvizje se pa marrëveshje me shkrim nuk mund ta mbështesë koalicionin LDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë së re. Ai ka deklaruar se kjo marrëveshje mund të arrihet në rast se koalicioni paszgjedhor pajtohet që procesi i dialogut të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.
"Ata i kanë 83 vota nëse janë duke llogaritur që do të kenë marrëveshje me Vetëvendosjen. Pa marrëveshje me shkrim nuk i kanë, siç nuk i kanë pasur në seancën e 17 korrikut, ku deputetët e Vetëvendosjes nuk e votuan kandidatin për kryetar të Kuvendit", ka thënë Molliqaj./ATSH/
/Shqiptarja.com