Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht në Shqipëri: Objektiv, bashkimi kombëtar

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht në Shqipëri: Objektiv, bashkimi kombëtar

Lëvizja Vetëvendosje tashmë do të jetë zyrtarisht edhe në Shqipëri. Në datë 11 mars të këtij viti kjo lëvizje ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Themelues janë: Glauk Konjufca (Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kosovë), Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi. Por kush është qëllimi i regjistrimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë? Drejtor Ekzekutiv Boiken Abazi thekson se objektiv është bashkimi kombëtar.

"Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara" shkruan ai në Facebook. Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është forca kryesore opozitare, ndërsa pritet për t'u parë se si do të pritet në Shqipëri.

Postimi i plotë
Në datën 11 mars 2019 kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”.

Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.

Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi.

Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.

Presim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin në lidhje me regjistrimin e kësaj Qendre brenda afateve ligjore.

Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së organizatës janë si në vijim:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri funksionon bazuar mbi parimin e barazisë, të demokracisë, dhe të lirisë së vullnetit e drejtësisë sociale për të rritur vetëdijen dhe angazhimin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare dhe progresin shoqëror në të gjitha dimensionet dhe problematikat e tyre, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Qendra synon të japë mbështetjen për ushtrimin e së drejtës demokratike për vetëvendosje të popullit shqiptar për realizimin e bashkimit të shtetit të pavarur të Kosovës me Shqipërinë, duke u bazuar në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimin e vetëvendosjes së popujve të shprehur në Kreun 1 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qendra frymëzohet nga vlerat e shprehura të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës dhe nga historia e rezistencës së popullit shqiptar në përpjekjen për liri, ku duhen theksuar Rilindja Kombëtare si dhe luftrat e fundit çlirimtare nën shtetet e ish Jugosllavisë.

Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Shqipërisë mbi problematikat e shqiptarëve që jetojnë në treva autoktone shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe anasjelltas.

Qendra beson në njeriun si qenie e lirë dhe në realizimin e tij vetëm duke i zhvilluar bashkërisht liritë themelore, politike, qytetare, ekonomike, sociale dhe demokratike, si kolektivitet dhe si individë. Ajo e konsideron me rëndësi vetëbesimin qytetar, autenticitetin e mendimit kundër formave të (neo)kolonizimit të tij, duke i dhënë vlerë realizimit të lirive dhe të drejtave të popujve, të kolektiviteteve e të individëve përsa janë në përputhje me liritë dhe të drejtat burimore, të barabarta dhe universale të njerëzimit.

Qendra vlerëson se modeli neoliberal i aplikuar në ekonomi si dhe mungesa e një ekonomie të bazuar në prodhim, i kanë përqëndruar të mirat materiale, dhe në përgjithësi kapitalin, në duart e një pakice të vogël në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare të rajonit, duke krijuar pabarazi të skajshme dhe varfëri për një pjesë të madhe të popullit shqiptar. Prandaj, Qendra beson te parimet e shtetit zhvillimor, dhe synon t’i përhapë vlerat e këtij modeli ekonomik që bazohet në prodhim dhe lufton pabarazinë.

Për realizimin e qëllimeve të saj Qendra e konsideron të rëndësishme veprimin lokal si mbështetja më e mirë për veprimin e tillë rajonal dhe botëror.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon ta realizojë qëllimin përmes veprimtarisë në vijim:

Ngritjen e urave të komunikimit dhe projekteve të bashkëpunimit me shoqërinë civile, sferën akademike dhe intelektuale, sindikatat dhe studentët, në Shqipëri, Kosovë e në trevat shqiptare të rajonit të Ballkanit, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim.

Bashkëpunimin me organizata shqiptare dhe të huaja që kanë vlera të përbashkëta me Qendrën.

Hartimin e analizave në lidhje me çështjet kombëtare, ekonomike, institucionale, gjeopolitike, arsimore, shëndetësore, sindikaliste, biznesore, mjedisore, të drejtave të grave dhe socio-kulturore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien shoqërore dhe çështjen kombëtare shqiptare, si dhe organizimin e prezantimeve publike për to.

Përfshirja në veprimtari publike e qytetarëve të profesioneve dhe rajoneve të ndryshme në lidhje me problematikat shumëdimensionale të prodhimit e të krijimit.

Realizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Organizimin e fushatave publike ndërgjegjësuese në lidhje me qëllimin e Qendrës.

Nxitjen e angazhimit aktiv dhe demokratik qytetar në lidhje me publiken.

Studimi dhe analiza e marrëdhënieve mes dy Republikave shqiptare në lidhje me:

Bashkëpunimin institucional në zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare.

Marrëdhëniet tregtare, bashkë me avokimin për eliminimin e barrierave që pengojnë krijimin e një tregu të përbashkët dhe unionin doganor Shqipëri–Kosovë.

Avokimi për një sistem të përbashkët energjetik Shqipëri–Kosovë.

Paraqitjen e propozimeve për marrëveshje të reja Shqipëri–Kosovë.

Avokimi për një politikë të jashtme të përbashkët dhe për një politikë e strategji të përbashkët Shqipëri-Kosovë të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Avokimin për bashkimin e institucioneve qendrore kulturore dhe të trashëgimisë kulturore, arsimore, shkencore, si dhe të ligave të ndryshme të sportit në nivel profesionist në Shqipëri dhe Kosovë.

Avokimi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trevat e tyre autoktone në Ballkan.

Monitorimin, analizimin dhe paraqitjen e alternativave në lidhje me marrëveshjet rajonale, e më gjerë, që ndikojnë drejtpërdrejt në çështjet publike e kombëtare.

Analiza e mediave dhe opinionit publik në Republikën e Shqipërisë, dhe trevat e tjera shqiptare të rajonit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 15/04/2020 23:15

    Me se e nevojshme lindja e nje levizjeje te tille qe do te sherbej si kunderpeshe e partive qe tash 30 vjet e shvasin dhe punojne ne dem te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Opinioni Shrekut: 09/04/2019 09:54

    Me mire si dy Shtete Autonome,secila ne duke menaxhuar Shtetet respektive.p.sh.Catalanasit kerkojne Autonomi nga Spanja,apo Austriaket dhe Gjermanet

    Përgjigju
  • xreport: 09/04/2019 00:26

    vetvendosje = PD = Serbi = Rusi

    Përgjigju
  • Komentatori nga cadra per portalin e xenit: 08/04/2019 22:52

    Nuk kane asgje te perbashket me vepren e enverit.pavarsisht sa pranohet por, me enverin lidhen ata qe bene luften per pavarsine w kosoves.kish shume vite qe pergatitej.ndaj dhe me urgjence u be fortifikimi i kufirit me kosoven.ato zona sherbyen si strehim i sigurt si baza organizimi si zona manovre te uck.cahani,pashtriku gjithe hasi me banoret e saj jane bashkeluftetaret e uck.

    Përgjigju
  • dele: 08/04/2019 21:01

    parti e krijuar nga keqleximi i veprave te enver hoxhes te cilat ai i shkruante ne qenef mesiguri.Keta jane me keq se serbi per shqiptaret.Bashkimi shqiptareve vetem me parti te tilla ska per tu bere.Jane po keta bolsheviket e dhjere qe e coptuan shqiperine dhe shqiptaret prej tyre ska asgje te mire.

    Përgjigju
  • ...: 08/04/2019 20:44

    Me ne fund se qe mese e priteshme qe do ndodhte diku pas protestes se studenteve...

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 08/04/2019 20:25

    mesohu te debatosh,te hedhesh probleme,te sqarosh,qe edhe nese une nuk e kam idene e vetvendosjes ,te mesoj.po te fyesh do te te fyejne.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 08/04/2019 20:22

    gomarit ia mbajc brenda.per sa di une dhe them i ka dhene shtypi para meje.keshtuqe vec atij te gomarit mbaj edhe te albin it nga vladimiri i malit te zi.nese nuk e di ku bije ,bej nje xhiro jo me teper se 10 km nga murriqani ne mal te zi.per bemat e vetvendosjes i kemi pare ne kosove.per bemat e te tjereve qe permend lexo cfare shkruhet per 1997 dhe shtatorin e 1998.po te them dhe nje histori.dy kosovare ne 1992 ia kerkonin nje alme me plazh durres.dy djem durrsake iu folen ashper.kosovaret iu pergjigjen se jemi vllazen he burre,nuk ban me u xanun.nje nga durrsaket iu pergjegj se meqe jemi vellezer mesoni se vellai nuk e qi motren.sakrificat e vetvendosjes?per mua vetem anarki e mbuluar me flamur shqiptar.kujt i sherben anarkia dhe pse kerkon nje parti e nje shteti tjeter te instalohet edhe ne shqiperi jepi ti pergjigje,por per mua bashkimi shqiperi kosove behet jo me vetvendosjen e albinit,por me bashkimin europian.ndryshe eshte ne kundershtim me kerkesen themelore te mosndryshimit te kufijve.por sic shof ti aq di aq thua,vetem per hajdarin e gomarit.edhe dicka,albini po te ish burre i mire,luftonte ne vendlindje,pra ne mal te zi.kur kam kaluar ne ato ane para dy vitesh kerkova informacion ne shqip te ca njerez anes rruges.ata me pergjigjeshin sllavisht.pra kuptonin shqip.e pra,atje duhet te luftonte albini yt,jo ti vinte flakadanet parlamentit te kosoves.kjo eshte sakrifica e vetvendosjes tende.

    Përgjigju
  • Ilo: 08/04/2019 19:54

    Larg Shqiperise plehra te Kosoves.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 08/04/2019 17:18

    jashte nga shqiperia vetvendosja.sjell vetem percarje ,jo bashkim.sa solli unitet ne kosove,aq do te sjelle bashkim ne shqiperi etnike.perpjekje per shtrirjen me mire te agjentures serbo ruse ne shqiperi.

    Përgjigju
    • Alba: 08/04/2019 18:24

      @kasem gahinji. Ik ore gomar. Ti as qe nuk e ke idene e punes dhe sakrificave te Vetvendosjes

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë