Lëvizjet në Prokurori, Qefalia:
Ligji i jep të drejtë Arta Markut
'Prokurorja, fuqi ligjore deri në ngritjen e KLP'

Lëvizjet në Prokurori, Qefalia:<br />Ligji i jep të drejtë Arta Markut<br />'Prokurorja, fuqi ligjore deri në ngritjen e KLP'<br /><br>
Deputeti socialist, Xhemal Qefalia i cilëson të drejta lëvizjet në Prokurori nga Arta Marku pavarësisht se mandati i saj është i përkohshëm. 

I ftuar në studion e Report Tv, Qefalia tha se Marku ka fuqi ligjore për vendimmarrje deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. "Prokurorja është në krye të detyrës, për aq kohë sa të krijohet KLP. Opozita kundërshtoi me forcë, por e dënuan edhe ndërkombëtarët këtë qëndrim. Edhe pse është e përkohshme, kryeprokurorja ka fuqinë e saj deri në krijimin e KLP", tha Qefalia.

Më herët Arta Marku lëvizi disa prokurorë të Prokurorive në rrethe, por një pjesë e tyre refuzuan vendimin e Kryeprokurores. Ish-prokurori i Elbasanit, Dritan Gina dhe ai i Durrësit Agron Gjana nuk pranojnë të lirojnë zyrat.

Protestat, Qefalia: Opozita të mos cenojë rendin
Duke komentuar protestën e paralajmëruar nga opozita në datën 27 janar, Qefalia tha se organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të mos cenojnë ligjin e qytetarët. "Protesta është ogur i mirë për opozitën, është e drejta e saj të organizojë protesta. Duhet të jenë protesta të cilat të mos cenojnë opinionin publik. Në një vend demokratik protestat janë të nevojshme", tha ai.

"Vettingu në polici nis në mars"
Sa i takon Vettingut në polici, deputeti socialist thotë se shumë shpejt do kemi rezultatet konkrete në radhët e bluve me qëllim rritjen e profesionalizimit dhe eficencës së Policisë së Shtetit. "Pjesa dërmuese e trupës së policisë ka një performancë shumë të qëndrueshme. Ka pasur fluks të rinjhb ne polici, ka bërë të ulet mosha e policëve. Nuk do të kërkojë shumë kohë procesi, kemi polici profesioniste, e cila po i afrohet standardeve të policisë së rajonit. Në mars fillon implementimi".

Por si bëhet zbulimi i policëve të inkriminuar?
"Është një gjë e matshme pasi jetojnë në Shqipëri, kanë njerëzit e tyre këtu. Komisionet do jenë transparente. Do shikohet mënyra si e kanë vendosur pasurinë, siç po veprohet me vetingun në sistemin e drejtësisë. Do jenë komisione të përbashkëta, jo vetëm forcat politike, do jenë profesionistë. 
Duhet të merret me qetësi, do të lejojë dhe vendosë në polici punonjës të denjë",
tha socialisti Qefalia në studion e Report Tv. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë