Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 33-vjeçari nga 'Shqiponjat'! Vihen nën hetim dy pasagjerët (VIDEO)

Një 33-vjeçar i identifikuar si Vilson Hamza Rama, është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ pasi lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në makinë. Gjithashtu, u vunë nën hetim në gjendje të lirë, dy pasagjerët e identifikuar si I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Pas informacioneve se në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driver”. Në rrugën "Myslym Keta", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues 33 vjeçarin dhe dy pasagjerët.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/08/2022 16:07

    Vend ku mbizoteron krimi , korrupsioni dhe gjithe te keqijat e botes . Vendi do te brakriset gradualisht dhe do ta mbajne mafja politikane peng si e kane mbajtur per 30 vjet . Asnjeri nuk ngrihet te kerkoje te drejten e tij vetem kur na perdorin politikanet kriminela kur duan te marrin pushtetin dhe ne jemi gati si delet , mjere ky vend per keta drejtues dhe per kete popull pa dinjitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase