Lëvizte me municion luftarak me vete, arrestohet 19-vjeçari në Vaun e Dejës! Tenton t’i largohet policisë (VIDEO)

SHKODËR- Një 19-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me municion luftarak me vete. I riu, Enes Jakupi është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’, ndërsa ka tentuar që t’u largohej shërbimeve të policisë në momentin e arrestimit.

Gjatë kontrollit në çantën e tij në brendësi të automjetit, Policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga

Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga