Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi lëvizte në qytet me armë me vete. Edrin Varaku nuk është një emër i panjohur për shërbimet e policisë pasi në 2013-ën ai vrau me armë shokun e tij të shkollës.
I riu dënuar u kap në lagjen nr. 13, teksa ndodhej pasagjer në makinën e një personi tjetër.
Drejtuesi i automjetit do të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ndërkohë arma e zjarrit pistoletë, u sekuestrua si provë materiale.
"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia.
_______________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












si. eprohet me keto kafshe te papara te xhungles sone te dashur? ishte 15 vjec kur vrau shokun,sot eshte jashte dhe me arme? ose dopio denim ose shtini nga larg qe te spastrohet Shqiperia se perndryshe na mori lumi e deti bashke…
Përgjigju