LUSHNJË- Një 75-vjeçar në Lushnjë është arrestuar pasi lëvizte në gjendje të dehur dhe me armë zjarri me vete. 75-vjeçari Zija Korreshi është arrestuar në sheshin e Bashkisë Lushnjë, dhe i është gjetur një armë zjarri pistoletë bashkë me krehërin me 7 fishekë.
Ai akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.