E diela u mbyll me spektakël në fushën e sportit. Rivaliteti është kthyer në La Liga dhe këtë e treguan më së mirë ndeshja e Barcelonës dhe Real Madrid që arritën të rrëmbenin fitoren.
Lewandowski dha një shfaqje me 2 golat që shënoi përballë Valladolid duke bërë që rezultati final të shkonte në 4-0. Ndërsa Real Madridi u mbështet tek Karim Benzema, sulmuesi i besueshëm për vite me radhë, për të mbajtur një fillim të përsosur me fitoren e tretë të radhës.
Benzema shënoi 2 gola në përballjen me Espanyol duke bërë që rezultati final të shkonte në 3-1.
Për Leëandoëskin, goli i dytë që shënoi dje ishte i katërti në numër në tre ndeshje, një më shumë se Benzema. AS dhe Marca dy të përditshmet pranë Real Madrid i kushtuan faqen e parë Benzemas duke shkruajtur: “Lider, është prej ari”, ndërsa Sport dhe Mundo Deportivo e cilësuan Leëandovskin si “killeri” i ri i Barçës.