Lewandowski shpëton Bayernin
ndaj Hertës përfundon 1 me 1

Lewandowski shpëton Bayernin<br />ndaj Hertës përfundon 1 me 1
Robert Lewandowski shpëton Bayern Munchen. Në Olympiastadion të Berlinit ndeshja e javës së 21-të të Bundesligës gjermane mes vendasve të Hertës dhe bavarezëve mbyllet në barazim 1-1.
 
Një ndeshje e dyluftuar dhe me raste ku vendasit janë ata që marrin avantazhin të parët në minutën e 21-të me Ibiseviç.
 
Bayern mundohet të barazojë rezultatin por e ka të vështirë pasi herë gabojnë para portës e herë portieri kundërshtar bën mrekullinë.
 
Por mrekullia vjen edhe për kryesuesit e kampionatit në minutën e 96-të. Nga zhvillimet e një goditje dënimi është Lewandowski që me nuhatjen e një sulmuesi e dërgon topin në rrjetë duke shpëtuar bavarezët nga humbja.
 
Hertha Berlin-Bayern Munchen përfundon 1-1.

Bavarezët shkojnë në 50 pikë dhe thellojnë diferencën me Lajpcigun e vendit të dytë në 8 pikë. Fitore siguroi edhe Borussia Dortmund 3-0 ndaj Wolfsburg në shtëpi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos