Edhe pse është pranë të 38-ave, Robert Lewandowski vazhdon të lërë gjurmë në Champions League, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Sulmuesi polak ishte protagonist në fitoren 7-2 të Barcelonës kundër Newcastle, ku realizoi dy gola vendimtarë në pjesën e dytë.

Pas një 45-minutëshi të parë pa shumë ndikim, Lewandowski 'shpërtheu' pas pushimit. Në minutën e 56-të, ai shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke regjistruar golin e tij të 100-të në këtë kompeticion prestigjioz.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 61-të, ai realizoi sërish, këtë herë pas asistimit të talentit të ri Lamine Yamal, duke e çuar shifrën personale në 101 gola në Champions dhe rezultatin në 6-2 për katalanasit.

Thyhet rekordi i Pippo Inzaghit - Me këtë arritje, në moshën 37 vjeç e 209 ditë, Lewandowski theu rekordin e mbajtur më parë nga legjenda italiane Filippo Inzaghi, duke u bërë një nga golashënuesit me moshën më të madhe që arrin këtë shifër në histori.

Fundi i rekordit të Messit - Robert Lewandowski ka vendosur një rekord të ri, që më parë mbahej nga Lionel Messi. Sulmuesi polak arriti të shënojë kundër një skuadre tjetër në Champions, duke çuar në 41 numrin e ekipeve të ndryshme ndaj të cilave ka realizuar gola. Deri më tani, rekordi mbahej nga Lionel Messi, i cili kishte shënuar kundër 40 skuadrave të ndryshme.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave