Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.
“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.
Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Knesset: S'i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamas! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën











