Aktori i njohur Daniel Day Lewis është i vetmi në histori që ka fituar tre herë çmime “Oscar”.

Ai u kurorëzua mbrëmjen e djeshme me çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në filmin “Lincoln”.

lewis

I emocionuar për këtë nderim që ju bë aktori 55 vjeçar u shpreh:- “Nuk mund ta besoj që ka ndodhur kjo gjë”.

Lewis ka luajtur rolin e Abraham Linkoln në filmin e regjisorit të madh amerikan Steven Spielberg.

lewis

Ai është ngjitur në skenë dhe është shprehur i entuziasmuar për këtë nderim të madh.

Më parë aktori është nderuar në vitin 1990 për rolin në filmin “There Will Be Blood” dhe në vitin 2007 për rolin në filmin “My Left Foot”.

lewis

Një mbështetje e madhe për të ka qenë bashkshëortja e tij e pranishme në këtë event, aktorja amerikane Rebeça Miller, e cila i dhuroi një puthje për këtë çmim.

Çifti Lewis dhe Miller janë shfaqur elegant dhe shik në tapetin e kuq.

(b.t/shqiptarja.com)