Lezhë, 250 fëmijë pa kopësht,Bashkia:
Nuk kemi fond nga ministria e Arsimit

Lezhë, 250 fëmijë pa kopësht,Bashkia:<br />Nuk kemi fond nga ministria e Arsimit
Prej tre vjetësh kopështi në mes të qytetit të Lezhës i lënë në harresë. Punimet nisën tre vite më parë dhe duhet të përfundonin në harkun kohor të 5 muajve, por pas përfundimit të fazës së parë, puna u ndërpre.

Pas ndërprerjes së punimeve godina ka filluar të amortizohet, ndërsa është kthyer edhe në rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Kjo për faktin se gropa që ndodhet fare pranë trotuarit ku kalojnë njerëzit është e mbushur me ujë të ndotur.

Ndërkohë që mungon dhe rrethimi. Problematika që paraqitet pranohet dhe nga Bashkia e Lezhës. Ata thonë se nuk është alokuar fondi për fazën e dytë, pasi ky është një financim i Ministrisë së Arsimit.

"Ndërsa për rrethimin e tij, atyre ia kujtojnë gazetarët që duhet të bëhet. Ndërkohë që shprehen se do t’i kërkojnë firmës ndërtuese që ta bëjë një gjë të tillë.Dihet që është bërë një ambient jo i këndshëm edhe për ujërat që janë aty, edhe për rreziqet për njerëzit. Në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve në 6-7 mars kemi bërë aplikimin tonë ne, shpresojmë që të futët në projektet e Fondit të Zhvillimit të Rajonit nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe pasi t’ketë fillu faza e dytë, ky objekt duhet të mirëmbahet nga firma që ka ndërtu në fazën e parë. Ndërsa në fazën e dytë, deri në përfundimin e procedurave, do të ngulim këmbë që firma që ka mbaru fazën e parë, në bashkëpunim me bashkinë të bëjmë rrethimin e objektit edhe njëherë dhe të marrim masa për mosndodhjen e rreziqeve", -është shprehur Enver Hafizi, nënkryetari i Bashkisë Lezhë.
 
Ndërkohë që 250 fëmijë parashkollor në Lezhë prej tre vitesh janë akomoduar në ambientet e konviktit të shkollës profesionale, në pritje të kopshtit të ri, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë.

Redaksia Online
S.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!