LEZHË - Tre arrestime janë kryer sot nga policia në qarku e Lezhës.  

Interpol Tirana ka arrestuar sot në Lezhë Ilirjan Lalaj, 42 vjeç, pasi Gjykata e Xhenovës në Itali kishte lëshuar për të një urdhër-arresti për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Po në Lezhë, në fshatin Spiten është arrestuar sot paradite Zef Doçi, i cili ka kryer plagosje me sende të forta.

Ndërsa në Laç është arrestuar Erisjon Jahja, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit në shtëpi i është gjetur një pistoletë dhe një automatik.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)