Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në Qarkun e Lezhës ndërmori një aksion për të goditur veprimtarinë e paligjshme të gjuetisë së peshkut në zonën e mbrojtur të lagunave, Kune-Vain.
Në bashkëpunim me policinë si dhe me Inspektoriatin e Peshkimit në Lezhë autoritet bllokuan 7 varka peshkimi të cilat gjatë natës përdoreshin nga individë të ndryshëm për gjuetinë e peshkut, kjo edhe pas moratoriumit të qeverisë që ndalon këtë gjueti në zonat e mbrojtura.
Kryeinspektori i Mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi ka bërë të ditur se aksione të tilla do të shtrihen në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura në Qarkun e Lezhës.
Elezi i ka bërë thirrje edhe komunitetit që të denoncoje çdo rast abuziv gjuetie në zonat e mbrojtura dhe sipas tij reagimi do të jetë e menjëhershëm.
Gjuetia e paligjshme si e shpendëve ashtu edhe e peshkut është kthyer në një problem shqetësues në lagunat e qarkut të Lezhës, ku persona të ndryshëm dhe të papërgjegjshëm kanë dëmtuar rezervate natyrore që mbrohen me ligj nga shteti.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO