Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në Tiranë, i cili dyshohet se vidhte pushuhesit kosovarë në plazhin e Shëngjinit.

Sipas hetimeve të para 25-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër që është shpallur në kërkim merrnin nga çadrat e pushueve kosovarë, lekët, bizhuteri dhe çdo send tjetër me vlerë.

Ndërkohë policia po punon për arrestimin e personit tjetër.