LEZHE - Nga Lezha ku ishte në një takim në komunën Shenkoll lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhëne sinjale bashkëpunimi me mazhorancën. 

Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Basha i cili ishte së bashku me kandidatin e opozitës, ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me banorët nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë Rama.

Lideri demokrat përfitoi nga rasti të njihej edhe me problemet e banoreve të kësaj zone ku kërkoi mbështetje për kandidatin Fran Frrokaj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)