LEZHË-Qindra besimtarë të krishterë në Lezhë iu drejtuan në mesnatë Kishës së Shën Nikollit për të kremtuar Krishlindjet.
 
Mesha e shenjtë e lindjes së birit të perendisë Jezu Krishit u udhëhoq nga Arqipeshkëvi i Lezhës Otavio Vitale.
 
Duke iu referuar kësaj ngjarje të rëndesishme për krishterimin, arqipeshkevi i Lezhës e ka vendosur theksin tek nevoja e ndihmës ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që të kemi një jetë në paqe e harmoni të plotë.
 
Katedralja  e “Shën Nikollit” në Lezhë është mbipopulluar mesnatën e sotme, ndersa të shumtë ishin ata që ndenjën edhe në ambientet  e jashtme për të percjellur këtë meshë me lutjet e tyre.

Pas meshës së Krishlindjeve besimtarët u shpërndanë, duke uruar njëri-tjetrin për këtë festë të shënuar në kalendarin katolik.

[gallery]20279[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com