Lezhë, Besnik Mustafaj promovon
librin e tij “Autoportret me teleskop”

Lezhë, Besnik Mustafaj promovon<br />librin e tij “Autoportret me teleskop”
LEZHE- Politikani dhe publicisti i njohur Besnik Mustafaj ka promovuar librin e tij të titulluar “Autoportet me teleskop” në qytetin e Lezhës. Në promovimin e këtij këtij libri i cili flet për karrieren e vetë autorit kanë marrë pjesë politikanë, shkrimtarë dhe artistë të njohur nga mbarë trevat shqiptare. Të pranishmit kanë vlerësuar librin më të ri të Mustafajt si një nga politikanët më të spikatur që ka bërë karrierë në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

Në fjalen e tij autori i librit, Besnik Mustafaj, deklaroi se angazhimi i tij në politikë e ka penguar atë për të botuar edhe vepra të tjera.

Ceremonia e promovimit të librit ishte organizuar nga komuna e Shëngjinit, në vendlindjen e At Zef Pëllumbit, figurën e të cilit e vlerësoi vetë Mustafaj, ndërsa ky roman në ditët në vijim do të promovohet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar