Lezhë, bllokohen kreditë për
të pastrehët, Prendi: Ndërhyni

Lezhë, bllokohen kreditë për <br />të pastrehët, Prendi: Ndërhyni
LEZHE - Të pastrehët në qytetin e Lezhës që kanë plotësuar kushtet e parashikuara për marrjen e një kredie të zbutur janë bllokuar, pasi banka nuk ka më kredi në dispozicion. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, i cili i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Entit Kombëtar të Banesave që të nderhyjnë për të zgjidhur situatën e krijuar në këtë njësi vendore.

Prendi ka kërkuar gjithashtu që të dërgohen menjëherë nga këto institucione, kuotat shtesë për këto kredi.

Në pritje të një përgjigjeje për të përfituar këtë kredi me interes të butë janë rreth 360 aplikantë, ndërsa kanë mundur të përfitojnë strehë nëpërmjet këtyre kredive të buta vetëm 120 familje të qytetit të Lezhës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve