LEZHE- Moti i keq me reshje shiu dhe breshër i ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Tales, në komunën e Shënkollit, në Lezhë. Siç duket edhe nga këto pamje, një breshër i përmasave të pazakonta ka zaptuar të gjitha parcelat e zonës, duke dëmtuar të gjitha të mbjellat e këtij viti.

Banorët, të cilët i sigurojnë të ardhurat e tyre vetëm përmes bujqësisë e blegtorisë, tregojnë se puna e tyre disa mujore ka shkuar dëm.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në zona të tjera të Lezhës, por situata më e rëndë është shënuar vetëm në këtë zonë, në Tale. (Foto: Pamje nga bresheri sot)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)