Lezhë, deputetja Kryemadhi takim me
peshkatarët: Bashkëpunim me ministrinë
Deputetja e LSI-së në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi ka diskutuar sot me peshkatarët e Shëngjinit mbi zhvillimin e sektorit të peshkimit.
LEZHË - Deputetja e LSI-së në qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi ka diskutuar sot me peshkatarët e Shëngjinit mbi zhvillimin e sektorit të peshkimit. Kryemadhi e shoqëruar edhe nga zv/ministri e Bujqësisë, Alban Zusi kanë diskutuar mbi një projekt pilot për zhvillimin e sektorit të peshkimit. Ajo ka kërkuar një bashkëpunim më të madh me Ministrinë e Bujqësisë.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit të peshkatarëve dhe institucioneve shtetërore si edhe për shqetësimet kryesore që kjo kategori ka duke theksuar nevojën për të forcuar bashkëpunimin mes shoqatave të peshkatarëve dhe Ministrisë së Bujqësisë.
“Dua të them që jemi në kuadrin e një projekti pilot për të vetme arsye sepse këtu ka munguar ky bashkëpunim, sepse mundësitë tona janë për ta kthyer këtë bashkëpunim”, tha ajo. “Ajo që ka munguar është bashkëpunimi midis komuniteteve të biznesit dhe qeverisë shqiptare, gjë e cila duhet të kthehet në eficiencë.
Kjo gjë të mos kthehet thjesht në një ndihmesë politike për individë të caktuar, të mos bëhet thjesht një tabelë politike subvencioni, që u jepet fermerëve, bujqve apo edhe peshkatarëve, por edhe në një subvencion të drejtpërdrejtë që do të ndihmojë peshkatarët”, ka deklaruar Kryemadhi në Shëngjin.
“Edhe në programin tonë, por edhe në programin e qeverisë aktuale është një prioritet zhvillimi i bujqësisë, sidomos i peshkimit, blegtorisë, gjë e cila mund të bëjë një rritje të jashtëzakonshme të ekonomisë për atë që ofron vetë Shqipëria, duke qenë një vend mjaft i vogël dhe mjaft modest përsa i përket buxhetit të saj, por mund të themi se është një vend i mrekullueshëm për të ofruar ushqimet të mrekullueshme qofshin këto organike, bio, për të cilat ne e dimë shumë mirë se jo vetëm komuniteti evropian ka nevojë, por edhe komuniteti shqiptar”, u shpreh deputetja e LSI-së.
Sipas saj, natyra është treguar bujare me qarkun e Lezhës dhe Komunën e Shëngjinit, duke u ofruar një klimë të shkëlqyer dhe mundësi për të zhvilluar turizmin dhe peshkimin. Ky projekt, që është ende në fazën e diskutimit, konsiston në rregullimin e portit, krijimin e një tregu peshku si dhe përmirësimin e kushteve të punës për peshkatarët, ku këta të fundit të jenë vetë palë bashkëpunuese me shtetin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26