Pacientet qe marrin shërbimin e dializës ne spitalin e Lezhës po përballen me peripeci të shumta, që nga kostoja e ilaçeve e deri tek transporti.

Atyre u duhet të presin mjetet e transportit publik për të udhëtuar deri në spital, ndërkohë që çdo vonesë është në dëm të shëndetit të tyre.

Sipas pacienteve duhet ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mund të lëshoj një mjet transporti për këtë shtresë.

Përveç vonesa në transport janë edhe pritjet në radhë të gjata në spital, pasi në Lezhë trajtohen edhe paciente nga zona e Dibrës.

“Kam ardhur nga Dibra deri këtu, unë dua 50 mijë lekë të vjetar në ditë. Të paktën të kishim transportin. Transporti është zero ilaçet si marrim. Asnjë lloj shërbimi nuk bëhet na kanë sjellë si në stan. Unë bëj tre herë hipje zbritje nëpër makina. Në bashki na kanë thënë në daç shkoni në daç jo.”, shprehen pacientët.

Janë 40 persona të cilët trajtohen me hemo dialize ne spitalin rajonal te Lezhës dhe shumicës prej tyre u duhet që të udhëtojnë me kilometra të tëra për të marrë këtë shërbim jetik. Lëvizja nga zonat e thella në drejtim të spitali po ia vështirëson jetesën, pasi çdo ditë atyre u duhet të paguajnë para për të arritur në spital dhe për të bërë dializën.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com