LEZHE - Lezhë, qendra e fëmijëve me paaftësi ka nevojë për ambiente të reja, pasi godina aktuale nuk është e përshtatshme
Godina ka lagështi, kapaciteti akomodues është më i vogël se numri i përfituesve, ndaj qendra e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi ndryshe në Lezhë nuk përmbush funksionin e saj.
Kjo është e dukshme, por ndërkohë pranohet edhe nga punonjësit e kësaj qendreje.
Matilda Miraj, punonjëse sociale pranë këtij institucioni, deklaron se megjithëse janë përmbushur shumë nevoja të kësaj qendre, gjetja e një godine të re do të ishte zgjidhja e vetme.
Ajo ka shtuar se fondet janë të pamjaftueshme, ndaj kërkohet ndihma dhe mbështetja e donatorëve.
Këta femijë vijnë edhe nga fshatrat e Lezhës, duke qënë një strehë për ta. Ndonëse shërbimi që përfitojnë është i standartizuar, kjo nuk është më e mira për fëmijët me aftësi ndryshe në Lezhë.
Janë të vendosur në konviktin e shkollës së mesme profesionale dhe kjo përbën një shqetësim si për nxënesit ashtu edhe për personelin e kësaj qendreje.
Kërkesat e vazhdueshme për transferim nuk kanë gjetur zgjidhje. Të gjithë janë në pritje, ndërsa godinat e lira janë të pakta në Lezhë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com