Lezhë, fluks në spital, 120 persona
në urgjencë gjatë 24 orëve të fundit

Lezhë, fluks në spital, 120 persona<br />në urgjencë gjatë 24 orëve të fundit
LEZHË-120 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit në urgjencën e spitalit të Lezhës, por ndryshe nga vitet e tjera nuk ka patur të lënduar nga fishekzjarret apo nga aksidentet rrugore.
 
Nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga thotë se pacientet e prekur nga virozat kanë dominuar gjatë këtyre dy ditëve, duke sjellë dhe këtë fluks ne urgjencë.

‘’Numri i rasteve në urgjencë sipas mjekëve që kanë qenë në shërbim ka qenë një numër i shtuar po të krahasohet me vitet e tjera. Numri i tyre rreth 120 persona brenda 24 orëve. Në këtë vit për t’u përmednut është që huk ka pasur të dëmtuar nga fishekzjarrëve aponga aksidenteve’’,- u shpreh Prenga. 

Sipas Prengës, rastet e helmimeve nga ushqimet, apo abuzimi me alkolin gjatë periudhes festive kanë qenë të pakta.
 
Stafi mjekësor vijon të jetë në gatishmëri për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa urgjenca është e pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit