LEZHE - Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ka plagosur me sëpatë fqinjin e tij për motive pronësie. Ardian Gazulli u arrestua pasi goditi fqinjin e tij Petrit. G i cili ndodhet në spitalin e Lezhës. Por jo vetëm kaq, ai ka qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të banesës së fqinjit, plumb i cili qëlloi edhe një pulë të ndodhur në oborrin e banesës së Petrit G.

44-vjeçari akuzohet për  veprat penale të “Kanosjes”, “Armëmbajtjes pa leje” dhe  “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)