LEZHE- Tre persona me armë dhe të maskuar kanë hyrë në një kazion brenda në qytetin e Lezhës me qëllim grabitjen e tij. Ngjajra është shënuar 2 orë pas mesnatës së të premtes në lagjen “Besëlidhja”. Mësohet se në momentin e grabitjes ka pasur ende klientë në kazino.

Policia e Lezhës bën të ditur se grabitësit kanë arritur të marrin 100 mijë lekë dhe një sasi të konsiderueshme eurosh. Kazinoja që ndodhej vetëm 100 metra larg drejtorisë se policisë se Lezhës, ra pre e grabitjes edhe një vit më parë. Policia ka indetifikuar autorët dhe po punon për arrestimin e tyre.
(sg/shqiptarja.com)