LEZHË - Bordi i kullimit në Lezhë ka hartuar projektin për të shmangur përmbytjet në fushën e Torovicës.
 
Ndërhyrja ne hidrovorin e Balldrenit do të shmangte përmbytjet në tokat bujqësore, përmes shtimit të kapacitetit terheqes te pompave, pas rehabilitimit të kanaleve kulluese.
 
Por, sipas përfaqësuesve të pushtetit vendor në Lezhë, për realizimin e këtij projekti mbetet vetëm gjetja e fondeve, ndërsa kërkojnë mbështetje nga organet shtetërore për sigurimin e të ardhurave.


(v.gj/shqiptarja.com)