LEZHË-Të gjitha shkollat dhe kopështet në qytetin e Lezhës, vuajnë mungesën e ngrohjes, pasi dhe aty ku është i vendosur sistemi i kaldajave ka probleme dhe nuk është funksional.
Në këto kushte nxënës dhe mësues janë të detyruar që të vishen me rroba të trasha, pasi këto ditë që temperaturat janë nën zero i ftohti ndihet edhe më shumë.
E njëjta situatë është edhe në godinat e tre shkollave të reja në Lezhë të cilat janë ndërtuar vitet e fundit.
Situata më kritike është në shkollën e mesme profesionale "Kolin Gjoka", ku krahas mungesës së ngrohjes në këtë shkollë mungojnë edhe xhamat të cilët janë dëmtuar.
Nxënës dhe mësues prezantojnë një situatë të vështirë, duke deklaruar se në këto kushte mësimi zhvillohet me shumë vështirësi.
”Kam edhe një shall tjetër që e kam në formë batanije dhe më thonë, drejtoreshë sa batanije ke marrë për sot? Dhe po kshu me nxënësit dhe me mësuesit. Normal që procesi mësimor nuk mund të zhvillohet,”-thotë Indrita Abdyly Drejtoreshe e Shkollës "Kolin Gjoka"
Përballë kësaj situate është dorëzuar edhe Bashkia e Lezhës. Kreu i kësaj njesie vendore Viktor Tushaj pranon problematikën, ndërsa mungesën e karbuarntit për sisitemin e ngrohjes ja adreson problemëve financiare.
”Bashkia e Lezhës me buxhetin e ri të vitit 2015 do të marrë të gjitha masat për të përballuar koston e vënies në punë të këtyre kaldajave dhe ndikimin në fund të fundit të procesit mësimor,”-u shpreh Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj
Për ti bërë ballë këtij të ftohtit në disa raste, janë pridërit e të vegjëlve të cilët kanë sjellë ngrohësa me korent, por dhe ata nuk është mundur që të vihen në funksion pasi nuk përballohet nga sistemi elektrik.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ledri Vula dhe Sara Hoxha ritakohen pas ndarjes! Ish-çifti shtrëngojnë duart me njëri- tjetrin (FOTO)
28 Dhjetor, 17:47
-
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, 4.7 km vargu i makinave! 1 orë pritje në radhë
28 Dhjetor, 17:46
-
Dhjetë mistere antike ende të pazgjidhura
28 Dhjetor, 17:36
-
Magjia e dimrit në malin e Gramozit, mbulohet nga 'velloja e bardhë' e dëborës (VIDEO)
28 Dhjetor, 17:29
-
‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët
28 Dhjetor, 17:14
-
Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni
28 Dhjetor, 17:01
-
SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut në New York (VIDEO)
28 Dhjetor, 16:38
-
Suksesi i radhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë
28 Dhjetor, 16:35
-
Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë
28 Dhjetor, 16:24
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
28 Dhjetor, 16:15
-
Festat e fundvitit/ Fluks hyrjesh drejt Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë! Punohet me 8 sportele
28 Dhjetor, 16:08
-
Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin
28 Dhjetor, 15:59