Lezhë, trotuaret e lagjes Skënderbeg
janë kthyer në makth për qytetarët

Lezhë, trotuaret e lagjes Skënderbeg<br />janë kthyer në makth për qytetarët
LEZHË-Rrugët në qytetin e Lezhës janë tërësisht të rrënuara, pavarësisht se në këtë qytet shkojnë shumë turistë, institucioneve vendore nuk u intereson kjo gjë.
 
Trotuari që të çon tek memoriali i Skëndërbeut shpesh është bërë shkak që qytetarë të ndryshëm, por edhe turistë të përfundojnë në urgjencë pasi janë rrëzur si pasojë e trotuarit të copëtuar dhe mungesës së ndriçimit.
 
Qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar në lidhje me këtë problemaikë e cila është prezente prej vitesh.

‘’Me thanë të drejtën edhe nën shoqërimin e disa qejve, ky trotuar edhe pa ndriçim është i rrëzishëm, edhe nuk të duket vetja sikur je në qytet.
 
Natën sidomos e kemi shumë problem, sepse kanë lëvizur pllakat dhe janë krijuar shumë gropa. Sidomos ne që jemi invalida kemi vështirësi të kalojmë. Ne kemi parë njerëz që janë rrëzuar ditën këtu, jo më natën’’,-
janë shprehur të shqetësuar banorët.

Mungesa e investimeve në këtë zonë ka bërë që kjo lagje të duket si ndonjë fshat i thellë malor dhe jo si një lagje që vizitohet edhe nga të huajt.
 
Bashkia e këtij qyteti thotë se është në dijeni të problemit, por akoma nuk ka asnjë ndërhyrje.

‘’Nga ana e Bashkisë Lezhë është konstatuar që trotuaret janë të dëmtuar. Gjithashtu kemi edhe trotuare të tjerë të dëmtuar, për shkak të punimeve. Shumë shpejt bashkia e Lezhës do të ndërhyjë për rregullimin e këtyre trotuareve’’,-është shprehur Sokol Toma, përfaqësues i urbanistikës në Bashkinë Lezhë. 

Megjithëse Bashkia Lezhë premtoi se do të ndërhyet për rregullimin e trotuareve ajo nuk dha një afat të sakt se kur do të fillojnë këto punime.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi