Lezhë, ndihma ekonomike s’jepet
prej 2 muajsh, banorët protestojnë

Lezhë, ndihma ekonomike s’jepet<br />prej 2 muajsh, banorët protestojnë
LEZHE- Dhjetëra banorë që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë protestuar para bashkisë së Lezhës, madje kanë tentuar edhe të hyjnë me forcë në ambjentet e saj.
 
Shkak për këtë situatë është bërë mospagesa e ndihmës ekonomike dhe ajo e paftësisë prej dy muajsh, ndërsa nuk marrin asnjë përgjigje. Ata ankohen se me këto para ata sigurojnë ilaçet, borxhet, apo qiratë e shtëpive, ndërsa nga ana e bashkisë nuk marrin asnjë lloj shpjegimi për ndihmën ekonomike.

Vijojnë të qëndrojnë çdo ditë para dyerve të bashkisë në pritje të zgjidhjes së problemit që ata kanë, por këta familjarë përballen me të njëjtën përgjigje çdo ditë, “fondet nuk janë lëvruar ende”, dhe se nuk ka asnjë afat se kur mund të zgjidhet kjo situatë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror

Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror