LEZHË - Është zhvilluar në gjykatën e Lezhës seanca gjyqësore ndaj Skënder Seferit, ish-oficerit të policisë së Lezhës, i cili akuzohet për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj ngjarje e ndodhur në Lezhë në korrik të vitit 2010. Në seancën, e cila drejtohej nga gjykatësi Jak Ndoka, me praninë e prokurorit Bardhok Leshi i pranishëm ka qenë edhe vetë ish-oficeri i policisë, Skënder Seferi, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
I pandehuri Seferi ka kërkuar kohë për t’u njohur me akuzat, por nga ana tjetër ka kërkuar të mos jetë i pranishëm në seancat vijuese gjyqësore dhe të përfaqësohet nga avokati i tij, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues.Ndërsa kërkesa e palës së dëmtuar u miratua pjesërisht, duke iu dhënë atyre të drejtë që të njihen me aktet gjyqësore.
Kjo ngjarje zë fill më 17 korrik të vitit 2010, teksa policia e Lezhës kishte ngritur një postobllok për kapjen e dy personave, të cilët kishin kryer një grabitje, por ato nuk i janë bindur patrullës së policisë, çka ka bërë që këto të fundit të qëllojnë mbi automjetin ku udhëtonte edhe 15-vjeçari Armando Skandaj, i cili mbeti i vrarë. Kjo dosje u rihap pak muaj më parë nga prokuroria e Lezhës me kërkesë të familjarëve të 15-vjeçarit, të cilët kërkojnë që autorët e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com