LEZHE- Pasi ka lejuar ndërtuesin të veprojë i pashqetësuar deri në largimin e tij, Cez Shpërndarje penalizon familjet e strehuara në një pallat në Lezhë.

Kompania Cez u ka ndërprerë prej 20 ditësh energjinë familjeve që banojnë në këtë pallat, dhe kjo me pretendimin se firma ndërtuese është debitore ndaj saj.

Banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, pasi ata kanë paguar rregullisht faturat e energjisë.

Megjithatë, kërkesat e banorëve për rikthimin e energjisë kanëgjetur kundërshtimin e përfaqësuesve të kompanisë Cez, kjo me pretendimin se firma ndërtuese është debitore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)