LEZHE - Një plagosje me thikë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një borxh i pashlyer.
 
40-vjecari me inicialet Gj.T u qëllua me thikë nga 47-vjecari Pjerin Lucaj pranë stadiumit të qytetit. Sipas policisë, plagosja mund të ketë ndodhur për motive borxhi. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa uniformat blu të qytetit shpallën në kërkim autorin.