LEZHE- Një punonjës policie është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po kthehej në banesën e tij në komumën Dajç të Lezhës.

Sipas të dhënave të para rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, (e shtunë) polici Engjëll Marku, 34 vjeç po kthehej në banesë kur është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Polici është dërguar në Spital Ushtarak ndërsa kolegët e tij kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e plagosjes.
(sg/shqiptarja.com)