LEZHE- Prej disa ditësh Drejtoria e Policisë në Lezhë ka nisur zbatimin e një plani masash për kontrollet ndaj automjeteve. Forcat e Policisë së Komisariatit Lezhë, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë zhvilluar kontrolle rutinë për verifikimin e automjeteve, si dhe armëmbajtjet pa leje.

Mësohet se po kryhen bllokimet e të gjithë automjeteve që levizin pa dokumenta, ndërsa në fokus kanë qenë edhe kundravajtjet dhe personat e dyshuar se janë me precedentë penal.

Kryqëzimet kryesore në superstradën Lezhë-Tiranë, që njihen për rrezikshmëri të lartë të aksidenteve ka patur edhe përqendrimin e patrullave të policisë, por pa lënë mënjanë edhe kryqezimet që lidhin qendrat e banuara me superstradën e Lezhës në të dy drejtimet e saj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)