LEZHE - Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Lezhës. Në prangat e policisë ka rënë Alfred Balloku, banues në fshatin Shullaz të Kurbinit, ndërsa ndalimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 20.30, në banesën e tij në Vinjollë të Kurbinit.

Sipas policisë, 34 vjeçari ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen e datës 27 Gusht 2014, ora 22:30, ku në vendin e quajtur fshati Kamerras-Krujë, në rrugë nacionale, në mjetin veturë me targa AA 002 CC në pronësi tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 103 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Më 27 gusht, policia finalizoi operacionin të koduar “Stacioni”, i cili kishte si objekt neutralizimin e një bande që kryente grumbullimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike në rrethe të ndryshme të vendit.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 5 persona për trafik të lëndëvë narkotike dhe gjithashtu ku u sekuestruan gjysmë kg kokainë dhe 103 kg kanabis sativa e ndarë në tetë thasë të ndryshëm. Krahas të prangosurve, policia shpalli në kërkim Alfred Ballokun, i përfshirë në të njëjtin trafik. Sekuestrohen 500 gram kokainë dhe 110 kg kanabis, 5 në pranga

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)