Lezhë, Prokuroria nis hetimet
për firmën “Ada Petrol”

Lezhë, Prokuroria nis hetimet<br />për firmën “Ada Petrol”
LEZHE- Një ditë pas sekuestrimit të 4400 ton gasoil nga dogana e Lezhës, ky institucion dorëzon kallëzimin penal në Prokurorinë e rrethit për firmën “Ada Petrol”, si dhe personat e tjerë të dyshuar në lidhje me kondrabanën në doganën e Lezhës.
 
Burime nga Prokuroria Lezhë thanë për “A1 Report” se kallëzimi i dorëzuar nga dogana me akuzën e kontrabandës dhe evazionit fiskal për mallrat e akcizës, do të ndiqet nga një task forcë e cila ka përgatitur dhe listën e perosnave të cilët do të merren nën hetim, përfshirë edhe funksionarët e doganave.
 
Po të njëjta burime theksuan se për rastin në fjalë prokuroria e Lezhës, do të hetojë deri në fund rrjetin e kondrabanës të goditur një ditë më parë, ku nga të dhënat paraprake të siguruara ngrënë dyshime të arsyeshme se veç sasive të sekuestruara, është hedhur në treg edhe një tjetër sasi e konsiderueshme karburanti pa paguar detyrimet doganore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik